Ekspertët ‘qetësojnë’ nënat e ardhshme, ja se çfarë duhet të dini rreth lyerjes së flokëve gjatë pritjes së ëmbël!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekspertët ‘qetësojnë’ nënat e ardhshme, ja se çfarë duhet të dini rreth lyerjes së flokëve gjatë pritjes së ëmbël!

Nënat e ardhshme përpiqen të shmangin disa ushqime të caktuara, ilaçe që mund të dëmtojnë fetusin, por çfarë ndodh me lyerjen e flokëve? “Pothuajse të gjitha bojërat e flokëve përmbajnë kimikate si amoniak, peroksid dhe parafenilendiaminë (PPD). Disa nëna në pritje janë të shqetësuara pasi nuk e dinë nëse këto kimikate do të depërtojnë në lëkurën e kokës dhe do të ndikojnë negativisht tek fëmija në rritje,”-thotë mjekja obstetre-gjinekologe, Danielle Levy.

Por a mund t’i lyeni flokët kur jeni shtatzënë? “Përgjigja e shkurtër është po,”-thotë Levy. Studimet tregojnë se lyerja e flokëve gjatë shtatzënisë është e sigurt për fetusin në zhvillim, kjo sipas NHS (Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar). Një artikull i fundit thotë se kimikatet e bojës së flokëve përthithen shumë pak nga lëkura dhe nuk ka gjasa që kjo të ndikojë negativisht në fetus. Mjekja shton se:

Nëse doni të jeni tepër të kujdesshme, gjithmonë mund të prisni derisa të përfundojë tremujori i parë.

Tremujori i parë është një periudhë kritike për rritjen dhe zhvillimin sepse është koha kur formohen organet kryesore të fetusit. Levy thotë se:

Për sa kohë që trajtimi apo lyerja e flokëve nuk shkakton reaksion, si alergji apo astmë te nëna, atëherë fëmija do të jetë mirë.

Lyerja e flokëve mund të jetë emocionuese pasi në fund të fundit ju do të merrni një pamje krejtësisht të re. Flokët që nuk janë trajtuar kurrë më parë, kanë nevojë për shumë kujdes nëse janë duke u lyer. Njihuni në këtë link me pesë gjëra që patjetër duhet të keni parasysh përpara se të filloni ‘udhëtimin’ e ndryshimit të ngjyrës së flokëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE