Mes zërave për krisje me Ledrin, Sara Hoxha bën postimin ‘thumbues’
Prej kohësh tashmë përflitet se mes Sara Hoxhës dhe këngëtarit Ledri Vula ka një krisje.
Çifti i njohur nuk janë parë më bashkë si në publik ashtu edhe në rrjetet sociale.
Aludime të ndryshme qarkullojnë në rrjet për arsyen e krisjes së çiftit (nëse ka një të tillë), dhe një prej tyre është komenti i Ledrit në postimin e Dafina Zeqirit.
Sara është pyetur shpesh për aludimet se ka një krisje mes saj dhe Ledrit, por me përgjigjet e saj jo vetëm që nuk ka sqaruar gjë, por i ka shtuar dyshimet edhe më shumë.
Ndërsa së fundmi, ajo duket se ka dashur të dërgojë një mesazh në mediat sociale dhe këtë e ka bërë përmes një postimi të reperit Drake.
Ky i fundit ka ndarë disa foto në Instagram ku shkruan: “Duke më bërë bllok pasi më bëre diçka të keqe, në të vërtetë nuk po më bllokon mua, por po bllokon veten… në fakt është gjëja më e mirë që të kam parë të bësh.”
Teksa e ka rishpërndarë postimin e tij në Instastory, Sara shkruan thjesht: Ah Drake.