Një nga ambientet që strehon mijëra civilë e pacientë, Spitali Al-Shifa në shënjestër të vazhdueshme!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një nga ambientet që strehon mijëra civilë e pacientë, Spitali Al-Shifa në shënjestër të vazhdueshme!

Teksa Izraeli po zgjeron operacionet tokësore dhe vijon ende sulmet në objektivat ku pretendon se ka civilë, mjeku Ghassan Abu-Sittah në spitalin e Gazës deklaroi se godina ku strehohen mijëra civilë e pacientë është në shënjestër të vazhdueshme.

Që nga konferenca për shtyp e ushtrisë izraelite për spitalin Al-Shifa, bombardimet rreth spitalit janë intensifikuar dhe mbrëmë ishte e tmerrshme. Gjatë natës mezi mund të flinim dhe zona përreth godinës mjekësore ishte në shënjestër të vazhdueshme, tha ai.

Al-Shifa është kompleksi më i madh mjekësor dhe spitali qendror në Gaza, i vendosur në qytetin e goditur nga sulmet. Ndër të tjera, mjeku që ndodhet në ambientet e brendshme të spitalit, u shpreh se viktimat po rriteshin vazhdimisht në zonë.

Një tjetër spital në Gaza është në situatë të vështirë, pasi numri i pacientëve është drejt rendit rritës. Bombardimet kanë bërë që kapaciteti i spitalit të tejkalohet, ndërsa ajo që e bën më të vështirë është mungesa në elementë mjekësorë.

Pak më herët, Zëdhënësi i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), Tommaso Della Longa, njoftoi se situata në spitalin Al-Quds është jashtë kontrollit.

Spitali është i mbushur me pacientë, të plagosur dhe më shumë se 10,000 njerëz që kërkuan strehim në spital sepse mendonin se ishte vendi më i sigurt. Njerëzit jetojnë në korridore, në shkallë, jashtë dhe brenda. Plus 500 pacientë po marrin kujdes jetëshpëtues. E kam fjalën për njësitë e kujdesit intensiv, foshnjat në inkubatorë që kanë nevojë për oksigjen, deklaroi ai për BBC.

Ndër të tjera zëdhënësi i Kryqit të Kuq shprehu shqetësimin për urdhrin e evakuimit që Izraeli dha për personat që ndodheshin në ambientet mjekësore.

Në këtë situatë nuk ka asnjë mënyrë për të evakuuar pacientët. Burimet e rëndësishme janë absolutisht të kufizuara dhe mbarojnë minutë pas minute në godinë, përfshirë karburantin, u shpreh Longa.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE