E rëndë/ Vetëvritet biznesmeni i njohur shqiptar

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë/ Vetëvritet biznesmeni i njohur shqiptar

Aleanca Kosovare e Bizneseve të Kosovës ka njoftuar se biznesmeni nga Malisheva, Lulzim Kryeziu pronari i brendit ndërkombëtar SHELL në Kosovë ka kryer vetëvrasje.

Kryeziu ishte pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’, e vrasjen e tij dyshohet se e kreu në një objekt- biznes familjar.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latif Kryeziu.Pse na ike kaq herët! Prehu në paq.AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si Shell brend ndërkombëtar.”, ka shkruar AKB në njoftim.

Ndërkohë policia konfirmoi se një person është gjetur i varur në një objekt biznesi.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesit familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, ka thënë Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE