Ekskluzive/ I moshuari sulmohet barbarisht nga dy qen pitbull, dërgohet me urgjencë në spital

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzive/ I moshuari sulmohet barbarisht nga dy qen pitbull, dërgohet me urgjencë në spital

Një person është sulmuar rëndë nga dy qen këtë pasdite në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, në zonën e Plazhit. Paraprakisht, raportohet se shtetasi me iniciale H.B., rreth 70 vjeç, ka qenë duke ecur në rrugë, kur dy qentë e llojit “Pit bull” e kanë sulmuar agresivisht, sikurse thonë dëshmitarët.

Menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës, që janë përpjekur të ndihmojnë të moshuarin, që mbeti i plagosur rëndë.

Ai është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Nuk është zbuluar ende, sipas Policisë së Durrësit, se të kujt janë qentë që sulmuan të moshuarin i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Durrësit.

Ndërkohë burime zyrtare nga ky spital bëjnë të ditur për Top Channel se i moshuari pasi është trajtuar fillimisht në Urgjencën spitalore është kaluar në repartin e Ortopedisë ku po merr trajtim të specializuar për shkak të dëmtimeve të shumta.

I moshuari u sulmua barbarisht nga dy qen të llojit pitbull, pasditen e sotme, ndërsa po ecte në rrugë, në zonën e Plazhit, siç raportoi ngjarjen Top Channel.  Ai ka marrë plagë të shumta në kokë, duar e pjesë të tjera të trupit. Për momentin, i moshuari deklarohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, por mjekët po e mbajnë nën kontroll të vazhdueshëm.

Ndërkohë në lidhje me rastin policia deklaron se po vazhdon hetimet për të gjetur pronarin e tyre.

Qentë endacakë dhe jo vetëm, bëhen shpesh shqetësim për qytetarët, që duhet të përballen me frikën e sulmeve të papritura.

Më parë, pre e sulmeve nga qentë kanë rënë edhe fëmijët. Një 10-vjeçar u kafshua në vitin 2021 në mënyrë makabre nga një qen endacak. Ai ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e Tiranës, kur një qen agresiv e sulmoi papritur. Një tjetër u sulmua në rrugën “Llambi Bonata”, nga një qen, të cilin pronari e kishte lënë të lirë.

Problem mbetet braktisja ose mungesa e ruajtjes së qenve të rracave të rrezikshme nga pronarët e tyre. Çdo muaj, në bashkitë e vendeve, sidomos në kryeqytet, ka denoncime nga qytetarët, për qentë e braktisur në rrugë të rracat agresive si pitbull, rottweiler, doberman etj, të cilët cilësohen si të rrezikshëm.

Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE