Gazment Bardhi: Nikolla futi gardistë të armatosur në Kuvend, do ta kallëzojmë!

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gazment Bardhi: Nikolla futi gardistë të armatosur në Kuvend, do ta kallëzojmë!

Ndërsa edhe sot ishte një seancë plenare e shënuar nga kaosi, me rebelimin e opozitës që vazhdon me skenarin e pengimit të punës së Kuvendit, Gazment Bardhi deklaroi se do të kallëzojë në SPAK kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Sipas tij, kryetarja e Kuvendit ka lejuar që punonjës të Gardës të hyjnë të armatosur, në sallën e Kuvendit.

Indinjatë të thellë për sjelljen e sotme të kryetares së Kuvendit, e cila në sjellje flagrante, ka lejuar futjen në gardë të punonjësve të Gardës që kanë qenë të armatosur. Sot me urgjencë, ne do të depozitojmë kallëzim penal “Për shpërdorim detyre” ndaj kryetares së Kuvendit që mendon se do të trembë opozitën me Gardën apo punonjës policie të armatosur.

Bardhi foli pas një mbledhjeje të deputetëve të opozitës e deklaroi:

Çdo protestë që bëhet për interes të qytetarëve, ne do t’i bashkohem gjithmonë. Grupi ka diskutuar për aksionin politik në vijim brenda dhe jashtë parlamentit. Ditë pas dite do të njiheni me aksionin politik.

Gazment Bardhi denoncoi faktin se sipas tij, u tentua t’i ndalohej hyrja në zyrë.

Nuk ka gardist që ndalon opozitën të kërkojë të drejtat e veta kushtetuese. Ju ftoj të kërkoni edhe ju leje, të hyni në Kryesinë e Kuvendit, kati i dytë dhe i tretë i kësaj godine është mbushur me punonjës të Gardës së Republikës.

Mes kaosit, në një tjetër seancë plenare jo normale, maxhoranca votoi ligjet në rend dite në Kuvend dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla e mbylli këtë seancë, ku opozita sërish i qëndroi zbatimit të skenarit bllokues. Fillimisht, mori karrige të deputetëve dhe i vuri në pjesën e foltores për të mos lejuar fjalime të socialistëve e të ministrave. Një tjetër moment kulmor ishte prania në foltore e deputetit demokrat, Ervin Salianji me një tymuese ngjyrë blu në dorë. Pas mbylljes së seancës plenare, Sali Berisha deklaroi se kjo ishte një formë e mosbindjes civile dhe një grevë e përkohshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE