Pas Dafina Zeqirit, i dashuri i saj Kreshnik Gjergji poston foton e ëmbël të tyre!
Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.
Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, Dafina ka postuar disa herë foto me të, ama jo në momente romantike por duket se tashmë nuk duan ta fshehin më dashurinë e tyre. Tashmë është Kreshniku ai që ka vendosur të publikojë një foto me Dafinën në Instagram, ku duken të dy të kombinuar me bluze të verdhë dhe të përqafuar.
Së fundmi Dafina ka postuar disa foto në Instagramin e saj dhe ndër to janë edhe foto me këngëtarin Yll Limani. Pas dy bashkëpunimeve muzikore mes tyre, të cilat kanë qenë shumë të suksesshme, ndjekësit mendojnë se me këtë postim dy artistët sapo paralajmëruan bashkëpunimin e tyre të tretë.