Përmbytje në disa qytete të vendit pas stuhisë/ Zjarrfikësit dhe ushtria në terren!
Moti i keq në vendin tonë shkaktoi përmbytje të rrugëve, situatë që vijon të mbetet problematike në disa qytete.
Si pasojë e stuhisë ka vështirësi në qarkullim dhe prezencë të lartë uji në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë.
Aktualisht i bllokuar është vetëm aksi rrugor Shkodër-Theth.
Një përrua ka dalë nga shtrati dhe ka nxjerrë inerte në rrugë, për këtë arsye po punohet për zhbllokim.
Ndërkohë në Tiranë po punojnë 10 njësi nga zjarrfikëset dhe ushtria, për situatat e krijuara.
Në bilancin e deritanishëm përmbytje ka pasur:
-Zona e Yrshekut, në biznese dhe institucione;
-Zona e Mëzezit;
-Zona e Kombinatit;
-Zona në Pallatin me Shigjeta.
Shqipëria është prekur këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Evropën, ku më i dëmtuar deri tani është Italia.
Për shkak të motit të keq, një efektiv policie ka mbetur i plagosur, pasi në kohën që ka qenë në detyrë një objekt është shkëputur dhe e ka goditur.