Takimet në Bruksel, sot Albin Kurti jep “llogari” në Kuvendin e Kosovës!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Takimet në Bruksel, sot Albin Kurti jep “llogari” në Kuvendin e Kosovës!

Kuvendi i Kosovës sot mblidhet në seancë, që të parën pikë të rendit të ditës ka raportimin e Albin Kurtit. Kryeministri do të flasë për takimet e fundit në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, më 26 tetor. Ndër të tjera, në rend dite është sërish rezoluta për mbështetjen financiare urgjente për Policinë e Kosovës, si dhe për ngritjen e koefiçientit të pagave.

Rendi i ditës:

1. Raportimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
2. Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,
3. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parqet Industriale dhe Teknologjike,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,
8. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,
9. Zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
10. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
11. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Liderët e vendeve më të fuqishme europiane i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ndërsa Serbisë, të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës. Kështu thuhej në një deklaratë të përbashkët të presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. Thirrja vjen pas takimeve të veçanta me Albin Kurtin e Aleksander Vuçiçin në Bruksel.  Palëve iu prezantua një plan, detajet e të cilit nuk janë bërë publike.

Në deklaratë, thuhet se “projektstatuti europian mbi Asociacionin përfshin një mënyrë moderne për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave, në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira europiane”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE