E ka ende! Egli tregon tatuazhin që ka bërë bashkë me Olsin kur ishin ende çift: “Ai ka…”
vovalbania
November 05, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
E ftuar në “Jo vetëm modë”, Egli Tako foli për pasionin e saj për aktrimin, muzikën dhe palestrën, por nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve për lidhjen e saj tanimë të përfunduar me Olsi Bylykun.
Duke treguar tatuazhet e saj, ajo rrëfeu se tatuazhin e parë e ka bërë kur ishte 18 vjeç dhe i ati nuk i foli për dy muaj.
Dhe ndërsa tregonte kuptimin pas tatuazheve që ka në trup, njëri prej tyre ishte një tatuazh çift që e kishte bërë me Olsin.
“Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin… Edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është ‘single tattoo’, prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën”, tha ajo.