Ronaldo Sharka është penduar për zhurmën që bëri në “DWTS” me Oltën?
Konkurrenti i eliminuar të premten e kaluar në “DWTS” Ronaldo Sharka dhe balerina e tij Frenki, kanë qenë të ftuar në Fan Club.
Ata kanë folur për eksperiencën e tyre në këtë spektakël kërcimi dhe mendimet që ndajnë për konkurrentët e tjerë apo jurinë.
I pyetur nëse është bërë pishman për zhurmën që ka shkaktuar në këtë spektakël, Ronaldo tha:
“Nuk jam bërë pishman, nuk kam ecur me servilizëm, por me fuqitë e mia. Nuk jam bërë pishman për çdo gjë që kam bërë dhe e kam shijuar shumë “Dancing With The Stars””.
Partnerja e tij në kërcim Frenki, është shprehur se falë publikut Ronaldo ka ecur shumë. Ndërsa përsa i përket pikëve të jurisë, Frenki shprehet se kanë qenë të vlerësuar po njësoj si konkurrentët e tjerë, por pikët e Valbonës dhe Oltës e kanë penalizuar atë.
Sipas Frenkit, Valbona nuk e pëlqente Ronaldon, por kur bënte vlerësimin nuk e ulte, ndërsa Olta ishte ajo anëtare jurie që vazhdimisht e ulte Ronaldon.