Skena e Arias, Kleidit dhe Vanit shkëputur nga filmi “Në Kuadër të Dashurisë”!
“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar këtë muaj në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe. Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin.
Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe shumë energji. Por mbi të gjitha, ashtu siç thotë dhe regjisori Koloreto Cukali, njerëzit të dalin nga salla e kinemasë me shumë më shumë se vetëm kaq.