Komenti i Sara Hoxhës për Luanën në përfundim të “Love Island” tregon shumë për raportin mes tyre!
Mbrëmjen e djeshme “Love Island Albania” mbylli siparin e edicionit të parë, i cili iu besua Luana Vjollcës. Një edicion i suksesshëm që u prit shumë mirë nga publiku.
Mesazhet për Luanën ishin të shumta, mes tyre vlerësim e mbështetje nga miq, familjarë e fansa.
Mes tyre, ai që tërhoqi vëmendjen ishte komenti i një prej drejtueseve të “Top Channel”, Sara Hoxha. Në një postim të moderatores dedikuar finales së mbrëmshme, Sara i ka komentuar:
“Suksese”, shoqëruar me një zemër.
Një koment që dëshmon marrëdhënien e mirë që vajzat ruajnë ende me njëra-tjetrën.
E në këtë situatë “I jepni Çezarit atë që i takon” mori kuptim!
Kujtojmë se Luana u largua pas 15 vitesh nga “Top Channel” në 2021. Asokohe, përmes një mesazhi në mediat sociale ajo shkroi se “Top Channel do mbetet gjithmonë shtëpia ime”. Ajo iu bashkua më pas “TV Klan” ku solli “Zemër Luana” dhe ‘Love Island”