Soni Malaj ‘nxjerr zbuluar’ Mirkon: “Po ndjek vajzën me biçikletë…”
E ftuar në emisionin “E Diell”, Soni Malaj u shpreh për gjithçka, nga karriera deri te jeta personale. Në rubrikën “Mos I bjer me top” nën moderimin e Erjola Doçi dhe Ronaldo Sharkës, ajo u përlot për babanë, u emocionua për vajzën dhe u shpreh për historitë e vjetra.
Ndërkohë, në një rubrikë ku të ftuarve i tregohet foto nga personazhe të ndryshme publik ose jo, në njërin nga imazhet shfaqej Mirko, ish-partneri i këngëtares me të cilin ka një vajzë. Por si reagoi ajo?! Soni habiti me një histori ekskluzive që tregoi duke e ‘nxjerrë zbuluar’ Mirkon.
Mirko pak më parë më shkruajti. Më tha që vajza ka dalë me shoqet dhe unë jam nga pas po i ndjek me biçikletë. (qesh) Kemi një vajzë të mrekullueshme, është një baba i mrekullueshëm. Ne zëre se nuk jemi ndarë fare, çdo tre javë bashkë jemi.
Duket se dyshja kanë një raport të shkëlqyer dhe kanë arritur ta menaxhojnë mjaft mirë ndarjen dhe të jenë prindër të mrekullueshëm të vogëlushes. Ndër fotot e tjera që iu treguan këngëtares ishin Elvana Gjata, Aurela Gaçe, ndërkohë që vetë ajo u çudit për faktin që Flori Mumajesi nuk ishte ndër imazhet.