Menaxheri i kinemasë Cineplexx tregon rreth suksesit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”: “Për herë të parë faktor në rajon…”

vovalbania November 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Në kuadër të dashurisë” nga kjo javë në Belgjikë, Luksemburg, Zvicër, Britani e Madhe dhe Greqi…. Mos e humbisni!

Të ftuar në emisionin “Top Story” kanë qenë disa nga figurat më të shquara në industrinë e filmit në Shqipëri. Shqipëria e ka historinë e saj të kinematografisë e shtrirë kryesisht gjatë diktaturës komuniste dhe që vazhdon me më pak intensistet gjatë tranzicionit. Kinostudio “Shqipëria e re” ka prodhuar mijëra filma gjatë diktaturës komuniste. Prej disa vitesh producentë dhe regjisorë janë duke eksploruar në një treg që ka shumë hapësirë por pak mbështetje. Prodhimi i parë i Top Channel Films, “Në Kuadër të Dashurisë”, rezultoi një sukses i padiskutueshëm në Shqipëri, me qindra shfaqje në te gjitha kinematë për të vijuar më pas në Kosovës, Maqedoni, Zvicër dhe Itali.

Menaxheri i Marketingut të Cineplexx, Klemi Sinakoli, në një lidhje live për “Top Story” tregoi suksesin e filmit të realizuar nga “Top Channel Films”, “Në Kuadër të Dashurisë”. Ai u shpreh se çelësi i suksesit janë filmat komikë, të cilat kanë aktorë personazhët që publiku i do.

Filmat komikë të bërë nga personat që publiku i do. Për mua kjo është çelësi i suksesit. Si të Ermalit si “Në Kuadër të Dashurisë”, ne nuk kemi asnjë vështirësi në menaxhim për të gjitha hallkat. Nga të ardhurat pjesë pas pandemisë është si viti 0. Ditën e premierës të filmit “Në kuadër të dashurisë” kishim disa pjesëtarë të bordit nga Austria dhe bëmë një bisedim për filmat shqiptarë në rajon, ku ne jemi të shtrirë në të gjitha vendet. Ku mund të them për herë të parë pas 10 viteve që ne operojmë në Shqipëri, kryefjala për të gjithë rajonin ishte tek filmat lokalë në vendin tonë. Në jemi kampionë në rajon vitet e fundit, për nga numri dhe mesatarja e biletave të shitura për filmat vendorë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65770 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE