Tani që ka në krah shpirtin e saj binjak Jennifer Lopez tregon diferencën e marrëdhënies me Ben Affleck dhe romancave të kaluara!

vovalbania November 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tani që ka në krah shpirtin e saj binjak Jennifer Lopez tregon diferencën e marrëdhënies me Ben Affleck dhe romancave të kaluara!

Diva e muzikës pop Jennifer Lopez ka folur së fundmi për dallimin mes martesës së saj me Ben Affleck dhe lidhjeve të kaluara. 54-vjeçarja dhe aktori 51-vjeçar rindezën romancën në vitin 2021 dhe u martuan në verën e vitit 2022. Gjatë një interviste për Vogue, ylli zbuloi se ka një ndryshim të rëndësishëm, duke iu referuar asaj se si ndihet me Ben.

Beni dëshiron që unë të kuptoj vlerën time dhe ta di vlerën time. Ndihem edhe më e relaksuar dhe komode, gjë që më bën të ndihem edhe më e bukur se sa jam ndjerë ndonjëherë me dikë tjetër. Më në fund jam në pikën e jetës time ku e dua çdo pjesë të vetes. Çdo pjesë e imja, trupi im, zëri im, zgjedhjet e mia, madje edhe gabimet e mia. E gjithë kjo më bëri kjo që jam dhe më çoi këtu ku jam sot. 

Dyshja bënë bujë në vitin 2021 kur njoftuan për lidhjen pas ndarjes së tyre në 2004. Ben u martua me Jennifer Garner nga 2005 në 2018 ndërsa Jennifer u martua me Marc Anthony nga 2004 në 2014 dhe u fejua me Alex Rodriguez në mars 2014, me të cilin u nda në prill të vitit 2021.

Së fundmi qarkulluan thashetheme se martesa e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ishte në krizë. Dyshja e njohur thuhet se po përballen me vendime shumë të vështira në prindërimin e përbashkët, pasi kanë fëmijë nga martesat e tyre të para. Një burim për In Touch tha se:

Faza e muajit të mjaltit ka mbaruar. Sigurisht, ata janë ende të dashuruar marrëzisht, por janë nën një presion të madh me angazhimet e punës dhe në qendër të vëmendjes dhe bashkimin familjar.

Rikujtojmë se Lopez më në fund ka arritur të shesë rezidencën e saj luksoze prej 34 milionë dollarësh në Bel Air. Bëhet fjalë për afërsisht gjashtë muaj më parë kur ajo nxorri në treg pronën e saj për një vlerë mbi 42 milionë dollarë, por pasi nuk mori asnjë ofertë të leverdisshme, vendosi të ulte çmimin me rreth 8 milionë dollarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE