Çfarë janë ushqimet pa gluten dhe përse duhet i’i konsumoni!

vovalbania November 09, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë janë ushqimet pa gluten dhe përse duhet i’i konsumoni!

Nëse flasim për ushqimin, ndarja e tij në kategori dihet që është e pafundëme.
E kjo ndarje bëhet jo vetëm në bazë të shijeve, por edhe në bazë të vlerave që secili nga produktet mund të përmbajë. Vitaminave, mineraleve, proteinave e vlerave të tjera ushqyese, së fundëmi i është shtuar edhe gluteni.

Me siguri që përgjatë viteve të fundit keni dëgjuar të paktën një herë të flitet për ushqimet me ose pa gluten dhe se si e ndikojnë organizmin. Se si veprojnë ato në shëndetin dhe mirëqenien e trupit, j’ua shpjegojmë në këtë artikull nga AgroWeb.org.

Çfarë është gluteni

Gluteni nuk është gjë tjetër veçse një grup i veçantë proteinash të cilat i gjeni kryesisht tek gruri. Kjo proteinë përbën rreth 75-80% të të gjithë proteinave që përmban buka. Gjithashtu gjendet edhe në të gjithë produktet me bazë miellin e grurit, elbit apo tërshërës. Gluteni është përgjegjës për butësinë dhe elasticitetin e bukës apo brumit të saj.

Kjo proteinë ndonëse për shumicën e njerëzve mund të tretet dhe përballohet pa problem, tek një grup tjetër mund të shkaktojë probleme të mëdha. Nëse vuani nga sëmundje të stomakut apo kanë intelorancë ndaj glutenit nuk duhet ta konsumoni atë.

Si ta kuptoni 

Kur trupi juaj nuk arrin dot ta përthithë dhe ta tresë këtë proteinë ka disa simptoma të dukshme mbi të cilat mund të merrni masa.

– Fryrje e barkut dhe stomakut

– Dhimbje barku

– Diarre

– Djimbje koke

– Probleme me lëkurën

– Humbje në peshë

– Ndjenja lodhje

Të gjithë këto simptoma mund të vijnë si pasojë e inolerancës ndaj glutenit dhe ushqimeve që e përmbajnë atë.

Ushqimet pa gluten

Për të gjithë ata persona që vuajnë nga probleme të tretjes egistojnë me mijëra zgjidhje të tjera. Ato gjenden tek ushqimet dhe janë një  ndihmë e vërtetë për organizmin. Drithrat e plota siç është kuinoa, orizi kaf apo ai i ziu. Gjithashtu frutat janë një mënyrë e mirë për të qëndruar larg të gjitha produkteve që përmbajnë gluten. Mjafton që ato të jenë të freskëta dhe të pa konservuara.

Konsumoni po ashtu shumë bishajorë, arrorë, fara, mish të kuq, peshk apo mish pule. Nëse ndjeni se pasi konsumoni brumëra keni shqetësime kryesisht në tretje, atëherë drejtohuni tek mjeku për të kryer analizën e intolerancës. Problemet me konsumimin e glutenit prekin deri ne 6% popullsinë e të gjithë botës dhe janë më të shpeshta tek të rriturit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65824 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE