Destinacion emocionues për adhuruesit e alpinizmit dhe sporteve aventureske, ju prezantojmë me dyqanin e varur në 120 metra lartësi!

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Destinacion emocionues për adhuruesit e alpinizmit dhe sporteve aventureske, ju prezantojmë me dyqanin e varur në 120 metra lartësi!

Parku Kombëtar Gjeologjik Shiniuzhai, në provincën kineze të Hunanin, ka një veçanti që e bën atë të ndryshëm nga parqet e tjera natyrore. Ai plotëson nevojat e alpinistëve, të cilët mund të ndalojnë gjatë aventurës së tyre në mal për të blerë furnizime. Kjo bëhet e mundur falë një dyqani që është i varur në mal, në 120 metra lartësi. Ky dyqan tashmë është bërë edhe një destinacion emocionues për adhuruesit e alpinizmit dhe sporteve aventureske.

Dyqani jo vetëm që ofron produkte që lidhen me ngjitjen e malit, por gjithashtu shërben ushqim dhe pije joalkoolike. Ndërkaq, punëtorët përballen me sfida të mëdha për shkak të vendndodhjes së tij ekstreme. Sipas një prej punonjësve, puna në këtë dyqan nuk është aspak komode, sidomos kur bëhet fjalë për të shkuar në tualet.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Parku Kombëtar Gjeologjik Shiniuzhai është gjithashtu vendi ku ndodhet një tjetër element kurioz, Haohan Qiao (ura e burrave të guximshëm, në gjuhën kineze). Është ura e parë e varur me fund xhami në botë. E inauguruar disa vite më parë, është 300 metra e gjatë dhe 180 metra e lartë. 11 inxhinierët që morën pjesë në ndryshimin e dyshemesë përforcuan strukturën e urës me kabllo shtesë çeliku, në mënyrë që edhe nëse disa xhama thyhen, ura të mos pësojë dëmtime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65847 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE