Dior zëvendëson Bella Hadid me një tjetër modele për fushatën reklamuese të Krishtlindjeve!
Supermodelja e njohur Bella Hadid mori së fundmi një qëndrim për luftën në Lindjen e Mesme. Këto mendime të saja kanë mërzitur shtëpinë e modës Dior që vendosi ta zëvendësonte me modelen palestineze May Tager për fushatën reklamuese të Krishtlindjeve. Edhe pse Hadid ka një lidhje të gjatë me Dior, kjo nuk e pengoi shtëpinë e modës të përdorte May Tager. Për momentin, as Bella Hadid dhe as Dior nuk i kanë komentuar thashethemet. Megjithatë, Hadid ka folur hapur për luftën e Izraelit me Palestinën dhe atë që po ndodh në Rripin e Gazës, e cila mund të ketë qenë shqetësuese.
May Tager nga ana tjetër ka bërë fotosesione me aktoren-modelen Anya Taylor-Joy dhe gra të tjera për aromat dhe produktet e kujdesit personal Dior, por është e paqartë nëse bashkëpunimi i tyre do të jetë afatgjatë. 24-vjeçarja May Tager tashmë ka një rezyme mjaft të pasur me bashkëpunime me shtëpi si Giorgio Armani, Louis Vuitton, Victoria’s Secret e shumë të tjera. Megjithatë, ndryshimi i Bella Hadid me May Tager nuk kaloi pa u vënë re nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Rikujtojmë, se së fundmi Bella u pa në shoqërinë e kaubojsit Adan Banuelos gjatë një udhëtimi në Forth Worth, Teksas. Në një video të siguruar nga TMZ, 27-vjeçarja shihet duke u puthur, mbajtur për dore dhe duke përqafuar Adan teksa shëtisnin në oborret historike të Fort Worth. Adan është shumë i suksesshëm në industrinë e kuajve dhe në vitin 2017 ai u bë një nga kalorësit më të rinj që u fut në Sallën e Famës së Kalorësve të Shoqatës Kombëtare të Kuajve Prerëse.