“Qava sot”! Turjan Hysko reagon i prekur nga dhunimi i 3-vjeçares!
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në ambientet e një kopshti në Tiranë, ku edukatorja dhunoi barbarisht 3-vjeçaren saqë i theu edhe këmbët, kanë reaguar shumë personazhe të njohura shqiptare.
Një ndër ta është edhe këngëtari Turjan Hysko, i cili e ka krahasuar të miturën me vajzën e tij, duke treguar se iu kanë mbushur sytë me lot nga kjo ngjarje.
“Qava sot! Pashë videon e vajzës 3-vjeçare. Atara për pak muaj mbush 3 vjeç. Vij vërdallë nëpër shtëpi e nuk di se çfarë duhet të bëj si baba, si burrë, si person publik, si qytetar. Nuk di! Më vjen të shkoj tek shtëpia e asaj familjes e t’i përqafoj fort. I ati bënte dy punë për të ardhmen e gocës.
Një çift normal që sakrifikojnë dhe kanë menduar që kopshti privat është i sigurt, është i duhuri për fëmijën e tyre. Njerëz të mirë! kam menduar se çfarë do i bëja unë asaj. Oooo sa gjëra kam menduar por në fakt i dobët do isha unë! Prindërit e vajzës na dhanë një mësim të gjithëve si shoqëri.
Dhuna prej vitesh po pjell dhunë. Ndoshta ka ardhur koha që t’i themi ‘stop’ për t’u bërë më të mirë, jo duke u përgjigjur me dhunë…”– ka shkruar Turi.