“SPAK t’i japë fund pandëshkueshmërisë”/ Soreca i dorëzon qeverisë progres- raportin e KE: Klimë e polarizuar politike!
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Luingi Soreca, në një konferencë të përbashkët nga Kryeministria, kanë bërë një prezantim i Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.
“Ky është progres-raporti më pozitiv për Shqipërinë. Është një vlerësim real, i drejtë dhe krejtësisht i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave ligjore, institucionale dhe ekonomike, efektet e të cilave janë në sytë e qytetarëve tanë por që marrin një rëndësi edhe më të madhe kur certifikohen nga BE që së bashku me SHBA, janë partnerët tanë kryesorë strategjikë.
Nga korriku i vitit 2022 dhe deri më tani, Shqipëria dhe Komisioni Evropian kanë zhvilluar fazën e parë përgatitore pas çeljes së negociatave, atë të shqyrtimit analitik të BE-së. Sikurse evidentohet edhe në raport, nën koordinimin e krye negociatores dhe strukturave të reja të reformuara për negociatat e BE-së, institucionet shqiptare kanë mobilizuar burime të konsiderueshme për t’u angazhuar aktivisht në procesin e shqyrtimit dhe për t’u përgatitur për hapat e ardhshme të negociatave të anëtarësimit.
Qeveria shqiptare, kryeministri Rama, ne kemi deklaruar gjithmon angazhimin tonë maksimal për të përmushur detyrat për anëtarësimin për në BE, por të gjitha këto arritje bazohen në kapacitetin tonë”- tha Balluku duke falenderuar grupin e punës për procesin e integrimit që përfaqëson Shqipërinë në Bruksel.
“Procesi i screening përfundon në fund të këtij muaji dhe Shqipëria vlerësohet pozitivisht dhe politikisht për arritjet e saj në këtë aspekt. Është vlerësuar pozitivisht për Reformën në Drejtësi.
SPAK ka arritur rezultate të mëtejshme në punën e saj. Vettingu ka përparuar në mënyrë të kënaqëshme. Shqipëria ka ruajtur linjëzimin e plotë me BE dhe rol aktiv si bashkëmbajtëse e rezolutave që dënojnë luftën e Rusisë kundër ukrainës sikurse BE”- tha Balluku.
Një indikator negativ, që nuk i shërben aspak për mirë procesit të integrimit është skena e tensionuar politike. Nisur edhe nga zhvillimet e fundit në Kuvend, progres- raporti i Komisionit Europian, Balluku dhe Soreca vunë në dukje se Shqipëria vazhdon të shoqërohet nga polarizimi politik.
Nga ana tjetër, ambasadori Soreca vuri në dukje se Shqipëria duhet të përgatisë një axhendë reformash me disa prioritete kryesore.
“Faleminderit që pranuat sot raportin që dje KE prezantoi. Kjo paketë vjen në një kontekst të veçantë që bazohet në dy zhvillime të rëndësishme politike. Së pari, zgjerimi është kthyer sërish në agjendën politike të BE dhe në një mjedisin jopolitik që ndryshon shpejt, për të cilin BE ka punuar fuqimisht bashkë me partnerët më të rëndësishëm, duke përfshirë veçanërisht Shqipërinë. Ka tashmë konsesus të ripërtërirë që një zgjerim i besueshëm në bazë meritash është shtytësi kryesor për transformimin, duke rritur sigurinë kolektive dhe mirëqënien tonë socio-ekonomike. Siç e tha presidentja Von der Leyen që duhet t’i përgjigjemi thirrjes së historisë që të punojmë për zgjerimin e BE dhe plotësimin e bashkimit. Shtytësi i dytë kryesor është konvergjenca ekonomike, një element thelbësor që ka Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit që duhet të vijnë drejt BE.
Shpejtësia dhe niveli i kovergjencës nuk është i kënaqeshëm as në terma politik e as ekonomik duke i mbajtur këto vende në vend. Ndaj edhe ne miratuam dje për herë të parë një paketë rritje. Paketa e përbërë nga 4 shtylla ka si objektiv që të ndihmojmë partnerët për zgjerimin”- tha Soreca.
I ndalur te arritjet e Shqipërisë në fushën e drejtësisë, ambasadori i BE-së theksoi se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë duke iu ofruar autoriteteve mbështetjen e Bashkimit Europian. Sipas Sorecas, objektivi kryesor duhet të jetë ndjekja e parave.
“Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze. SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor”, tha Soreca.
“Përgëzojmë skuadrën. Sikurse e konfirmuam edhe dje objektivi ynë është të hapim grupkapitujt nga fundi i vitit. Raporti jep një vlerësim të drejt të gjendjes, por edhe udhëzon hapat që duhet të ndjek Shqipëria për integrimin në BE.”