Bllokohet mbledhja e Komisionit të Çështjeve Europiane/Sherr Sula-Çollaku!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bllokohet mbledhja e Komisionit të Çështjeve Europiane/Sherr Sula-Çollaku!

Incident në orët e para të mëngjesit në mbledhjen e Komisionit kuvendor për Çështjet Europiane. Deputetët e PD-së, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi e Lefter Gështenja kanë kërkuar që mbledhja të mbyllet, duke mos lejuar që të vazhdojë.

Në këtë komision po diskutohej miratimi i i Kalendarit të Komisionit për shqyrtimin e Paketës Fiskale e të projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2024”

Gjatë zhvillimit të mbledhjes, deputetët ndërhynë duke përplasur duart mbi tavolinë ndërsa kanë ngritur edhe zërin.

Jashtë sallës, në korridoret te Kryesia e Kuvendit, pati një përplasje mes dy deputetëve të opozitës. Kreshnik Çollaku akuzoi Dashnor Sulën se e ka goditur me dosje e ndërhynë efektivët e Gardës së Republikës për të shmangur një konfrontim të mëtejshëm.

Deputeti Kreshnik Çollaku paralajmëroi Sulën se do të bënte kallëzim penal ndaj tij.

Debati:

Çollaku: Të foli njeri?

Dash Sula: O udhëheqës i madh!

Çollaku: Mos më bëj si trim mua, se e di unë çfarë je!

Çollaku: Servil, legen!

Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tënde!

Çollaku: Je servil, bën si opozitar e në darkë çon mesazhet. Hapi letrat, të shohim ku i ke tenderat!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE