Puna e parë e supermodeles së njohur Irina Shayk, aspak ajo që mendoni!
Së fundmi, supermodelja e njohur Irina Shayk në një intervistë të shkurtër për rubrikën “Ask Me Anything” nga revista “Elle” foli për disa detaje të ndryshme rreth saj si moda, karriera, mëmësia. Përpara se të ishte një modele e famshme dhe të paguhej me shuma marramendëse, të bashkëpunonte me emrat më të mëdhenj të modës dhe të ndodhej nën lenten e fotografëve më të njohur, Irina ka treguar edhe për punën e saj të parë. Bukuroshja u shpreh se:
Puna ime e parë, kam lyer një dhomë spitali për 31 ditë sepse doja të blija këpucë me takë. Ishte një punë verore. Ishte shumë e vështirë sepse duhej të lyeja nga ora 08:00-17:00 çdo ditë. Dhe tani di si të lyej kështu që nëse ju nevojitet të lyeni muret apo dritaret, këtu jam.
Paratë e para që ka fituar i ka shpenzuar për të plotësuar një dëshirë të nënës së saj.
Me paratë e para që kam fituar, punoja me orë të gjata në një ekspozitë. Mendoj se ishte një punë 7-ditore, paguhej 100 dollarë dhe ishin shumë para për mua. Mamasë time i duhej një divan i ri kështu që i mblodha paratë, ia dërgova dhe ajo e bleu. Ishte shumë e gëzuar. Kështu që paratë e mia të para shkuan për divanin e ri të mamit. Do doja ta kishim ende divanin, por nuk e kemi. Mendoj se qentë që ruajnë bagëtinë kanë urinuar mbi të ose diçka e tillë.