Turqi, arrestohet “mbreti shqiptar i kokainës”, Dritan Rexhepi!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turqi, arrestohet “mbreti shqiptar i kokainës”, Dritan Rexhepi!

Në një zhvillim të bujshëm, Dritan Rexhepi, i njohur si “mbreti shqiptar i kokainës” u arrestua në Stamboll të Turqisë nga policia turke në kohën kur ka qenë në kërkim ndërkombëtar nga Italia e Shqipëria. Mësohet se ai mbante pasaportë false me emrin e rremë Benjamin Omar Perez Garcia.

Rexhepi u prangos gjatë një operacioni kundër kartelit të quajtur “Kompania Bello”, i cili transportonte drogë nga Amerika e Jugut për në vendet e Europës. Paraprakisht, raportohet se u kap si rezultat i punës së përbashkët të kryer nga drejtoritë e Luftës ndaj Krimeve Narkotike, të Inteligjencës, kundër Trafikimit të Emigrantëve e Kalimeve Kufitare, si dhe shkëmbimit të informacionit me policinë italiane.

Autoritetet në vendin tonë e në atë fqinj e kërkonin për “Vrasje me dashje”, “Trafik drogr”, “Rrëmbim”, “Falsifikim” dhe për “Mbajtje armësh e municionesh”.

Ministri turk  i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya bëri të ditur se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane, i regjistruar në emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Zyrtari i qeverisës së Ankarasë shtoi se janë marrë masa për këtë çështje.

Ministri Yerlikaya, i cili njoftoi për operacionin policor në llogarinë e tij në rrjetet sociale, deklaroi se policia e Stambollit arrestoi liderin e kartelit në Beylikdüzü, si rezultat i ndarjes së informacionit me policinë italiane. Ndërkaq, u zotua për intensifikim të përpjekjeve kundër formave të ndryshme të krimit.

Lufta jonë kundër trafikantëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE