Bes Kallaku bën gjestin e veçantë për djalin e tij të sapolindur!
Në një moment shumë të shkurtër të video-s së ditëlindjes së vajzës së tyre pak muaj më parë, shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu se bukuroshja është sërish shtatzanë. Koha ka kaluar shumë shpejt dhe në datën 11 nëntor djali i tyre ka ardhur në jetë dhe Xhensila dhe Besi janë bërë tashmë prindër për herë të dytë.
Vogëlushi ka ardhur në jetë në datën 11.11 dhe në orën 11:11 AM, një rast shumë i rrallë, dhe ata kanë vendosur ta quajnë Amen. Besi përveç fjalëve të bukura në rrjete sociale për lindjen e djalit të tij ka bërë edhe një gjest shumë të bukur për të, duke e përjetësuar me një tatauzh emrin e djalit në trupin e tij.
Ardhjen në jetë të djalit të tyre na e ka zbuluar vetë Xhensila me një postim në Instagram, ku përveç ndjesive të saj ka treguar edhe të veçantën e lindjes së bebit