Habit ish-banori: “Eksperienca më e keqe e jetës time është ajo në BBVA 2″/ Ja pse
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Disa nga personazhet më të përfolur për t’iu bashkuar “Big Brother VIP 3”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//disa-nga-personazhet-me-te-perfolur-per-tiu-bashkuar-big-brother-vip-3.png)
Aktori i njohur i humorit, Gent Hazizi ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë për “Zgjohu me MCN”, ku ndër të tjera foli edhe për eksperiencën më të keqe të jetës së tij.
Për këtë, ai tregoi se e ka përjetuar pasi u bë pjesë e reality show-t të njohur, “Big Brother VIP Albania 2”.
“Sa dorë të dha Big Brother-i“, u pyet Genti.
“Big Brother-i ma dha një dorë por ma dha këtu mbrapa kokës. Eksperienca më e keqe e jetes time. Ta them sinqerisht. Nëse do thoja për “Dancing With The Stars”, që ka qenë një nga eksperiencat që kam shijuar më shumë, Big Brother-i është me e keqja. Sepse nuk flas për pritshmëritë që kisha, por nëse te DWTS ndejta 6 javë, te BBV mu lutën 1 muaj dhe ndejta 3 javë”, tha aktori.