300 armë të kapura, ja bilanci i ndalimeve për armëmbajtje që nga janari!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
300 armë të kapura, ja bilanci i ndalimeve për armëmbajtje që nga janari!

Armët pa leje janë kthyer në një problem serioz në vend prandaj policia herë pas here ndërmer operacione blic për sekuestrimin e tyre.

I tillë ishte dhe operacioni sundimi i ligjit që u shtri në të gjithë vendin. Referuar statistikave të policisë nga janari deri ne tetor janë sekuestruar 300 armë të klibreve të ndryshëm dhe në pranga për veprën penale të armëmbajtjes kanë rënë 32 persona dhe 30 të tjerë janë arrestuar për moskallzim krimi

Armët më të përdorura nga personat me rekorde kriminale janë pistoleta dhe kallashnikovi, të cilat të arrestuarit nuk kanë nguruar ti marrin me vete në rrugë e locale. Shumica e tyre janë prodhime të reja që dyshohet se kanë ardhur nga jashtë vendit.

Këto armë së bashku me sasi të konsiderueshme municioni janë çuar në laboratoret shkencorku do të ekzaminohen për të kuptuar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

Përveç armëve të zjarrit fenomen mbetet dhe tregtimi i lëndëve shperthyese dhe i minave të telekomanduar ku gjatë këtij viti policia ka evidentuar 8 raste. Shpërthimet e telekomanduara përdoren nga grupet kriminale për shkatrime biznesesh apo A për të eleminuar kundështarët pasi eksploziovi fsheh provat dhe policia e ka të vështirë të shkojë në emrat e autorëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE