Shënjestra spitalet e Gazës, ndërkombëtarët presion Izraelit!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shënjestra spitalet e Gazës, ndërkombëtarët presion Izraelit!

Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar për mbrojtjen e civilëve të bllokuar në spitalet e Gazës, pasi dyshohet se shumë prej tyre po strehohen në spitalin Al-Shifa.

Zona përreth spitalit më të madh të Gazës është fokusi i luftimeve, sidomos ditëve të fundit. Mbi këtë çështje, ka reaguar presidenti amerikan, Joe Biden i cili i bëri thirrje Izraelit që spitali të mbrohet.

“Shpresoj që do të ketë më pak veprime ndërhyrëse tek spitali. Qendra mjekësore duhet të mbrohet”, tha ai.

Nga ana tjetër kryeministri britanik, Rishi Sunak, i bëri jehonë komenteve të liderit amerikan, duke shtuar se Izraeli duhet “të veprojë brenda ligjit ndërkombëtar”.

Ai theksoi nevojën urgjente për një armëpushim humanitar, me qëllim lehtësimin e vuajtjeve që po përjetojnë njerëzit në Gaza.

Deklaratat e Biden-it dhe Sunak-ut u pasuan nga thirrja e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili u shpreh në një intervistë për BBC se ushtria izraelite duhet të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave.

Këto reagime u bënë pas publikimit të pamjeve nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), ku tregohet hyrja që pretendohet se lidhet me spitalin Al-Shifa.

Por e gjithë situata e krijuar është mohuar nga militantët e Hamasit, të cilët përgënjeshtruan videon.

“Gënjeshtër flagrante”, kështu u shprehën ata, duke shtuar se pamjet janë justifikimi i Izraelit për bombardimin e spitaleve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE