3 ditë pushim për gratë kur janë me cikël menstrual? Juristi i njohur zbulon si mund të funksionojë ligji për garantimin e zbatueshmërisë
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë propozoi një ditë më parë që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.
Juristi Eno Muja tha se gjëja e parë që duhet bërë kur propozohet një ligj është të studiohet impakti ekonomik që ai mund të ketë për të garantuar zbatueshmërinë.
Sipas tij, problemi më i madh në Shqipëri është mospërputhshmëria mes legjislacionit dhe zbatimit të tij.
“Ka raste kur propozohen ligje pa u shoqëruar me impaktin ekonomik, kjo është gjëja e parë që duhet bërë për të garantuar zbatueshmërinë. A kemi ne kapacitetin për të garantuar funksionimin e një ligji të tillë? Ne mund të kemi një legjislacion shumë të mirë, por ka probleme të mëdha me zbatueshmërinë. Diskutimi është sa do të mundet komisioneri ndaj diskriminimit do të caktonte nëse zgjidhja e kontratës së punës ka të bëjë me seksin. Është pozitive dhe negative për mënyrën si e perceptojmë ende këtë gjë si shoqëri”, tha juristi.