Gjykata e Lartë britanike refuzon planin Sunak për dërgimin në Ruandë të azilkërkuesve!

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjykata e Lartë britanike refuzon planin Sunak për dërgimin në Ruandë të azilkërkuesve!

Në Britaninë e Madhe, merr goditje të fortë politika kyçe e emigracionit e kryeministrit Rishi Sunak. Kjo pasi gjykata më e lartë e Mbretërisë së Bashkuar refuzoi planet e qeverisë për të dëbuar në Ruanda personat që kërkojnë azil e presin një përgjigje.

Pesë gjyqtarë të lartë, sot mbështetën një vendim të Gjykatës së Apelit e që zbuloi se ekzistonte një rrezik real që për refugjatët e dëbuar,  kërkesat e azilit të vlerësoheshin në mënyrë të gabuar gjatë kohës së qëndrimit në vendin e Afrikës Lindore. Po ashtu, mund të rrezikojnë kthimin në vendet e tyre të origjinës për t’u përballur me persekutimin.

Vendimi minon një nga premtimet kryesore të kryeministrit – “të ndalojë varkat”. Qeveria pretendoi se skema e Ruandës do të ishte një pengesë kryesore për rritjen e numrit të azilkërkuesve që në Mbretërinë e Bashkuar shkojnë nëpërmjet varkave të vogla që udhëtojnë nëpër Kanal, një pretendim i refuzuar prerazi nga organizatat që mbështesin refugjatët.

Po ashtu, vendimi vjen një ditë pasi sekretarja e Brendshme e shkarkuar, Suella Braverman, publikoi një letër nxitëse, duke akuzuar kryeministrin Sunak për thyerjen e një marrëveshjeje për të përfshirë klauzola në ligjin e Mbretërisë së Bashkuar që do të kishte “bllokuar” sfidat ligjore sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) dhe Ligjin për të Drejtat e Njeriut.

Braverman tha se Sunak nuk kishte “Plan B të besueshëm” dhe paralajmëroi:

Nëse ne humbim në Gjykatën e Lartë, një rezultat për të cilin, vazhdimisht kam thënë se duhet të jemi të përgatitur, ne do të keni humbur një vit dhe një akt parlamenti. Sërish kthehemi nga e para.

Një takim i deputetëve konservatorë të ekstremit të djathtë do të mbahet në parlamentin britanik për të shqyrtuar vendimin. Takimi pritet të mbështesë thirrjet për t’u larguar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ.

Një ditë më parë, Sir John Hayes, një aleat i ngushtë i Braverman-it, tha se në rast humbjeje, ministrat duhet të paraqesin një pjesë të vogël të legjislacionit për të miratuar planin e Ruandës përpara Krishtlindjeve dhe më vonë të përfshijnë tërheqjen nga GJEDNJ, në kongresin zgjedhor të konservatorëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE