Ju prezantojmë me makinën e dytë më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në një ankand!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ju prezantojmë me makinën e dytë më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në një ankand!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11//ju-prezantojme-me-makinen-e-dyte-me-te-shtrenjte-te-shitur-ndonjehere-ne-nje-ankand.jpg)
Një automjet Ferrari FTO e vitit 1962, ngjyrë e purpurt, ishte ylli i ankandit të djeshëm të Sotheby’s në Nju Jork. Ferrari, i cili është një model sportiv GTO në gjendje të përsosur, u shit për 51.7 milionë dollarë duke u bërë automjeti më i shtrenjtë i Ferrarit dhe më i shtrenjtë në histori i shitur në ankand.
Më i shtrenjti është një Mercedes-Benz, vlera e të cilit arriti në 135 milionë euro vitin e kaluar. Sotheby ‘s mblodhi më shumë se 400 milionë javën e kaluar me koleksionin Emily Fisher Landau, koleksioni më fitimprurës i mbledhur nga një koleksioniste femër, e cili paraqiste Picasso-n e dytë më të shtrenjtë, Femme a la montre, e cila arriti në 139 milionë. Së fundmi CEO i Ferrarit, tha se kompania nuk ka plane të shtojë prodhimin për të përmbushur kërkesën. Benedetto Vigna tha për CNBC se:
Ne jemi një markë që nuk po kërkon vëllim. Ne jemi një markë që kërkon vlerë dhe respekton klientin. Për ne, klienti është shumë i rëndësishëm. Klienti po i jep një vlerë makinave tona sepse ato janë unike, janë të kufizuara, janë ekskluzive. Ne mund të bënim më shumë, por kjo nuk ka kuptim.
Çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur 44% gjatë vitit të kaluar, me një vlerësim më të lartë se Ford ose General Motors, duke krijuar presion nga aksionerët për të vazhduar rritjen e fortë të shitjeve dhe vëllimit. Ferrari gjithashtu pritet të ketë një kontroll të ngushtë në prodhim. Vitin e kaluar, Ferrari prodhoi 13,221 automjete, një rritje prej 18,5% krahasuar me vitin 2021.