Një kuti me vegla po ‘lundron’ në Hapësirë…
Astronautet e NASA-s humbën së fundmi aksidentalisht kutinë e veglave gjatë një shëtitje jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor dhe tani kutia që po lundron në hapësirë mund të jetë e dukshme nga Toka. Jasmin Moghbeli dhe Loral O’Hara shpenzuan gjashtë orë e 42 minuta jashtë stacionit hapësinor për të kryer punë mirëmbajtjeje. Por, çanta ‘fluturoi’ në hapësirë dhe po ‘orbiton’ rreth Tokës, disa minuta përpara stacionit hapësinor.
Last seen by @Astro_Satoshi while floating over Mount Fuji 🗻 the 'Orbital Police' can confirm that the lost EVA gear is being tracked 🫡 https://t.co/wz4MITmAfM pic.twitter.com/eksfu9fPFw
— Dr Meganne Christian (@astro_meganne) November 5, 2023
Kutia me pajisje madje u kap në kamera nga kolegu i astronauteve Satoshi Furukawa që aksidentalisht e fotografoi atë derisa po shkrepte diçka tjetër. NASA tha se veglat nuk ishin të nevojshme për pjesën tjetër të shëtitjes në hapësirë. Çanta tani po klasifikohet si mbeturinë në hapësirë dhe pritet të ri-hyjë në orbitën e Tokës në muajt e ardhshëm, por sipas gjasave do të digjet derisa të depërtojë në orbitë. EarthSky tha se disa njerëz duhet të jenë në gjendje ta shohin atë me vetëm një palë dylbi.
NASA ka bërë së fundmi një tjetër zbulim emocionues. Në imazhet e dërguara nga misioni hapësinor Lucy nga asteroidi ynë shumë i largët Dinkinesh, i cili është 790 metra në diametër, një tjetër shkëmb hapësinor me diametër 220 metra mund të shihet duke vepruar si sateliti i tij. Zbulimi u bë gjatë fluturimit për në Dinkins. Lucy bëri foton e tyre kur ishte rreth 425 kilometra larg, që ishte qasja më e afërt që Dinkinesh kishte me hënën e saj.