Parashikimi i motit, 15 nëntor 2023!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh, si edhe me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet kodrinore – malore, parashikohen reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar, në formën e shtrëngatave.
Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1 – 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi 8-10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
9/22
Diell re shi
Kukës
8/16
Diell re shi
Lezhë
9/20
Diell re shi
Dibër
3/16
Diell re shi
Durrës
13/25
Diell re shi
Tiranë
13/26
Diell re shi
Elbasan
11/25
Diell re shi
Berat
11/23
Diell re shi
Vlorë
12/23
Diell re shi
Korçë
5/19
Diell re shi
Gjirokastër
5/24
Diell re shi
Sarandë
12/24
Diell re shi