Pema e Vitit të Ri në shtëpinë e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos vendoset çdo vit në 14 nëntor dhe arsyeja është shumë e veçantë!

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pema e Vitit të Ri në shtëpinë e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos vendoset çdo vit në 14 nëntor dhe arsyeja është shumë e veçantë!

E ftuar së fundmi në “Ndryshe” ka qenë moderatorja Orinda Huta, e cila ka folur rreth telefonatës kurth që ju bë përpara një javë në këtë emision. Për ata të cilët nuk e kanë parë ende, në rubrikën e telefonatës kurth të martën e kaluar ishte radha e Orindës. Kjo e fundit i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, Anxhela, e cila ka pretenduar se e njeh bashkëshortin e saj, Turjan Hysko, prej dy vitesh. Jo vetëm kaq, Anxhela e ka vazhduar kurthin duke i thënë se Turi tani nuk do më asgjë me të dhe e keqja është se ka mbetur shtatzënë.

Orinda shpesh poston video dhe foto nga momentet familjare me partnerin e saj, Turin dhe vajzën e tyre. Tashmë jemi  vetëm afërsisht një muaj larg festave të fundvitit dhe shumë personazhe Vip kanë realizuar setet fotografike për këto festa. Së fundmi Orinda ka postuar një video, ku ka treguar se si çdo vit që ka ka kaluar edhe këtë herë ka vendosur tashmë pemën e Krishtlindjes në shtëpinë e saj në po të njëjtën datë prej vitit 2020. 14 nëntori për ta është një ditë shumë e veçantë për shkak se kjoka qenë dita ku të dy kanë marrë vesh lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë. Me një video duke kërcyer me vajzën ka treguar edhe ambjentin festiv dhe shumë të ngrohtë të krijuar tashmë në shtëpinë e saj.

Prej 14 nëntorit 2020 e bëjmë pemën në të njëjtën datë. Këtë vit mendova ta shtyja një javë, por gjeta pemën e duhur dhe sërish mbeti e njëjta datë. Ka qenë data kur morëm vesh pritjen e bekimit tonë

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE