Rusia lëshon tri raketa në drejtim të Zaporizhzhias në Ukrainë! Dy punonjës të urgjencës mbeten të vrarë!
Dy punonjës të urgjencës janë vrarë në Ukrainën jugore teksa po përpiqeshin të shuanin zjarrin nga një sulm pak çaste më parë, thanë zyrtarët ukrainas.
“Të paktën shtatë persona të tjerë u plagosën në sulmet në rajonin Zaporizhzhia, në të cilat forcat ruse thuhet se kishin lëshuar tre raketa në rreth gjysmë ore”, tha Yuriy Malashko, guvernatori i rajonit.
Pas goditjes së parë, punonjësit e shpëtimit nxituan në vendngjarje, por u kapën në befasi nga një tjetër sulm i mëvonshëm që pasoi, tha ministri i brendshëm i Ukrainës Ihor Klymenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Punonjësit e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave ishin tashmë në vendngjarje brenda pak minutash. Më pas pushtuesit rusë goditën përsëri,” tha ai.
Ai tha se dy burrat e vrarë ishin të moshës 31 dhe 34 vjeç. Tre punonjës të tjerë të urgjencës dhe katër civilë u plagosën, shtoi zoti Klymenko.