Trendet e reja të flokëve dhe make up-it/ Olti Shulla flet në TAR: “Edi Ramën e kopjojnë të gjithë…!”

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trendet e reja të flokëve dhe make up-it/ Olti Shulla flet në TAR: “Edi Ramën e kopjojnë të gjithë…!”

Sot në emisionin ‘Live From Tirana’ ishte i ftuar hair dhe make up artist Olti Shulla. Ai foli rreth trendit të prerjes së flokëve dhe make up-it ku komentoi edhe shumë personazhë dhe figura të njohura publike, ndër to edhe kryeministrin Rama. Ai e nisi duke thënë:

E bukura është që bën atë punën që ke qejf, e dyta zonjat janë edhe të këndshme.

I pyetur se cili është trendi i momentit i prerjes të flokëve, Olti u përgjigj:

Trendi i prerjes te flokëve është ‘butterfly cut’, të gjithë vajzat e duan pak a shumë, është si stili i Jori Dellit.

Po sa i takon make up-it?

Tendenca është natyralja. Ngjyrat e tokës i shkojnë edhe bjondeve edhe bruneve.

Po sa i takon eventeve, cilat janë tendencat e momentit për vajzat?

Duhet të shohim çfarë eventi është, çfarë fustani është dhe pastaj organizojmë make up-in. Në evente nuk duhet të lyhesh shumë rëndshëm sepse njerëzit i ke afër dhe i tremb. Njerëzit kanë filluar të vetshpallen në Instagram make up artist dhe blejnë followersa.

Kim Kardashian në kopertinën e GQ, erdhi  me nje look si mashkull dhe e shpallën ‘mashkulli i vitit’, çfarë mendimi keni për këtë?

Kim Kardashian është Kim Kardashian dhe ka lobuar, pra e ka blerë. Mua nuk është se më pëlqeu shumë.

Çfarë mendimi ke për meshkujt qe kujdesen për pamjen e jashtme?

Kanë filluar të kurohen. Edi Rama ka një pamje gjithmonë të kuruar dhe njerëzit kanë filluar ta kopjojnë.

Po ndonjë koment për konkurrentët e ‘Dancing with the stars’?

Sardit edhe i shkon edhe nuk i shkon mjekrra. Arnita Beqiraj vjet ka qenë edhe më mirë. Ina Kollçaku është shumë e mirë, pas ‘Dancing with the stars’ mund t’i mbyllim ngjyrën e flokëve por është shumë kukull dhe shumë elegante. Ndërsa për ty, përgëzime! Të shoh në një staturë shumë të mirë fizike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE