Çfarë po ndodh me pyllin ku u xhirua “Game Of Thrones”…

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh me pyllin ku u xhirua “Game Of Thrones”…

Pjesa më e madhe e xhirimeve të serialit “Game of Thrones” u zhvillua në Irlandën e Veriut, ku gardhe të errëta, tuneli i harkuar i pemëve të ahut pranë Armoy, u bë një atraksion popullor turistik në sezonin e dytë të tij. Mirëpo, tani do të shkatërrohen pemët në bulevardin ku është filmuar seriali. Sipas EPA, Departamenti për Infrastrukturën (DfI) konfirmoi për BBC News se punimet e nevojshme të sigurisë së pemëve do të fillojnë në vendin e Bregagh Road javën e ardhshme.

Sipas raportit, shumica e pemëve janë në gjendje të keqe. Në fakt, 11 pemë në itinerar mund të përbëjnë një rrezik potencial për kalimtarët. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ditët e ardhshme do të nisë puna për heqjen dhe restaurimin e tokës në pronësi private. Pemët u mbollën përgjatë rrugës që të çon në Gracehill House, e cila ishte një rezidencë mbretërore e ndërtuar në 1775. Nga gjithsej 150, kanë mbetur 86 pemë ahu, pasi disa u shkatërruan nga stuhitë.

Ndërkaq, një raport i fundit paralajmëron se të paktën 1 në 9 lloje pemësh në Shtetet e Bashkuara, janë nën rrezikun e zhdukjes. Pemët përballen me një sërë kërcënimesh si parazitët, sëmundjet shfarosëse dhe ndryshimet klimatike. Ka shkuar deri në atë pikë, sa pemët injektohen për t’u shpëtuar. Masat përfshijnë shpim dhe pesticide. Pema frashëri është një nga rreth 100 llojet e pemëve në Shtetet e Bashkuara nën rrezikun e zhdukjes. Shanset që të shpëtohen janë të pakta. Për këtë arsye specialistët dhe shkencëtarët po përpiqen të ruajnë ato që kanë ngelur. Dy prej tyre janë udhërrëfyesit e ekipit të rrjetit PBS. Ron Hughes është menaxher toke ndërsa Johhny Townsend është botanist.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE