Deklarata e fortë: Banorja e BBVK thotë se e ka ngacmuar Ledri Vula teksa ishte i lidhur ende me Sara Hoxhën!
Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Linda Halimi, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë së fundmi.
Pas asaj ndaj Blero Muharremit, këtë herë “shënjestra” e rradhës së Lindës ka qenë reperi i njohur, Ledri Vula.
Ajo tha për këtë të fundit se ai i ka shkruar në rrjetin social “Snapchat” për një bashkëpunim, por këngëtarja këtë mesazh nga reperi duket se e ka marrë si një ngacmim.
“Më ka shkruar Ledri në Snapchat. Për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snapchat për bashkëpunim? Ky është ngacmim”, tha Linda.
Një deklaratë mjaft e fortë e Lindës, pasi Ledri Vula ka qenë i lidhur me Sara Hoxhën, dhe duhet të ketë kujdes për cfarë ajo deklaron në publik.
Megjithatë nga banorët e programit, saktësisht Buci, nuk e besoi aspak si deklaratë, madje nisi të qeshë duke ironizuar këngëtaren.