Divorci i prindërve të saj e ka ndihmuar Kim Kardashian të kalojë situatën me Kanye West në mënyrën e duhur!
Së fundmi Kim Kardashian ka treguar se mësimet e nxjerra nga divorci i prindërve të saj e kanë udhëhequr atë gjatë ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti Kanye West. Ylli i realitetit televiziv “The Kardashians”, e cila së fundmi është edhe në kopertinën e numrit të 28-të vjetor të GQ, zbuloi më shumë detaje se si divorci i Kris Jenner dhe Robert Kardashian Sr. në vitin 1991 ndikoi edhe në situatën e saj për të bashkë prindëruar katër fëmijët nga lidhja me Kanye.
Duke reflektuar mbi divorcin e prindërve të saj, Kim theksoi rëndësinë e bërjes së fëmijëve të ndihen “të dashur dhe të dëgjuar” gjatë periudhave të tilla sfiduese. Ajo kujtoi se prindërit e saj ishin të hapur për situatën e tyre, një cilësi që ajo kërkoi ta “imitonte” edhe për fëmijët e saj. Për GQ ajo u shpreh se:
Duhet të jeni të ndjeshëm sepse ata janë thjesht fëmijë dhe është e vështirë të kalosh pa marrë parasysh se çfarë moshe.
Divorci i Kim nga reperi Kanye West në vitin 2021 e shtyu atë të kërkonte terapi, veçanërisht nga një specialist në psikologjinë e fëmijëve, për t’u siguruar që ajo të lundronte në një situatë në interesin më të mirë të fëmijëve të saj. Ajo e pranoi sfidën e prindërimit dhe theksoi vlerën e grupit të saj të ngushtë të miqve si një formë mbështetjeje terapeutike.
Unë kam një terapist që merret vetëm me psikologjinë e fëmijëve me të cilin flas për të marrë këshilla prindërore. Ndonjëherë ndihem e sfiduar nga prindërimi. Por unë kam grupin më të mirë të miqve dhe flasim për gjithçka së bashku, kështu që për mua kjo është terapi.
Ajo kujtoi gjithashtu se si ndihej si fëmijë kur prindërit e saj u ndanë.
Më kujtohet që mendova, ‘Të lutem, Zot, mos lejo që ata të divorcohen’. Nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhte, por e dija se kjo ishte ajo që do të na thoshin. E ndjeva.