Kapet me 18 pako kokainë, pranga shqiptarit në Malin e Zi!
vovalbania
November 16, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Në Malin e Zi, zyrtarë të Doganave dhe Policisë, zbuluan 18 pako me lëndë narkotike kokainë e që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Ende nuk ka informacione mbi sasinë e saktë të drogës së zbuluar dhe pritet të peshohet në vijim.
Në hyrje të territorit të vendit fqinj, një makinë me targa franceze, e drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë u veçua për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të mjeteve e të pasagjerëve.
Sasia e madhe drogës u gjet në një hapësirë të posaçme, në vendet nën sediljen e shoferit e të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të makinës tip “BMW”. Shtetasi Arvid Halili, 34-vjeç ra në pranga. Mësohet se paketimet e kokainës janë të së njëjtës madhësi, peshë e formë.