Me ardhjen në jetë të Melody, Mariza Ikonomi zbulon partnerin dhe babain e vajzës së saj!
Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka suprizuar të gjithë ditën e sotme, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, lajmin se është bërë nënë për herë të parë. Artisja ka konfirmuar ardhjen në jetë të një vajzë, për të cilën ka zgjedhur një emër tepër të veçantë, Melody. Mariza ka publikuar edhe dy fotografi me foshnjën, të cilat kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe urime.
Artistja ka qenë hermetike sa i përket jetës së saj personale. Vitin e kaluar, këngëtarja zbuloi se po shijonte një lidhje dashurie, duke mos dhënë më shumë detaje rreth partnerit të saj. Gjithçka që ajo zbuloi në atë kohë, ishte fakti që e kishte njohur të dashurin e saj, në një natë me yje teksa gjendej në plazh.
Mariza ka publikuar emrin e partnerit të saj, i cili quhet Blendi Greço.
Melody Ikonomi Greço! Blendi Greço më dhe gjithë forcën dhe gëzimin e kësaj bote! Të dua!
Me një kërkim të thjesht në Instagram, Bledi nuk është pjesë e muzikës por me të dhënat në rrjete sociale ka treguar se është sipërmarrës dhe se pasioni i tij i madh është natyra. Sikurse edhe Mariza, Bledi nuk ka asnjë postim në profilin e tij, ku të shihet së bashku me këngëtaren e njohur.