Pas shumë komenteve në rrjet, Harry Styles pozon zyrtarisht me look-un e ri!
Harry Styles tregoi kokën e re të rruar në një imazh të postuar në Instagram të mërkurën. Këngëtari, 29-vjeç, më parë i kishte tronditur fansat mes pretendimeve se ai kishte rruar flokët e tij të gjatë. Por tani ndryshimi në pamje është konfirmuar teksa ai pozoi në një foto për të promovuar linjën e tij të re të aromave që do të lansohet të enjten me markën e tij Pleasing.
Flokët e tij të shkurtër dukeshin qartë në foto teksa ai pozoi me një bluzë kafe për postimin. Në mbishkrim shkruhej:
Themeluesi ynë, Harry Styles, për lançimin e Pleasing Fragrance me miqtë në Londër. Nëntor, 2023.
Menjëherë pasi imazhi filloi të qarkullonte në Twitter fansat e tij dhanë mendimet e tyre të përziera për pamjen. Disa e pëlqyen pasi njëri shkroi: ‘Dukesh me stil’, ndërsa një tjetër tha: ‘Dukesh mirë!’ Një i tretë shkroi: “Ai duket shumë mirë’.
Të tjerët megjithatë nuk ishin të bindur ndërsa njëri reagoi: ‘Rriti përsëri’. Një tjetër shkroi: ‘Nuk jam i sigurt për këtë’, ndërsa një i tretë shkroi: ‘Vetëm ktheje mbrapsht!’ Kjo vjen pasi javën e kaluar fansat e Harry-t u shkatërruan mes pretendimeve se ai kishte rruar flokët e tij.