“Romeo” dhe “Zhuljet” bien nga ballkoni
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në skenën e teatrit në Hungari, ku dy personazhet Romeo dhe Zhuljet janë plagosur. Júlia Szász luajti rolin e Zhulietës ndërsa Otto Lajos Horváth performoi si babai i saj Capulet gjatë aksidentit. Të dy aktorët ndodhen në spital në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, shkruan Dailymail.
Pas incidentit mësohet se drejtori i Teatrit Kombëtar, Attila Vidnyánszky, ofroi dorëheqjen të hënën, por kërkesa u refuzua nga ministri i kulturës i Hungarisë, János Csák. Vidnyánszky ka shërbyer në rolin e tij si drejtor i Teatrit Kombëtar për 10 vjet dhe është një aleat i ngushtë i kryeministrit Viktor Orban. Për rastin ka nisur një hetim ndërsa ministri i Kulturës tha se do të priste gjetjet e tij përpara se të ndërmerrte veprime të mëtejshme.