A do të martohet Dafina Zeqiri? Këtë dhe shumë të tjera i zbulon eksluzivisht Andi Vrapi në TAR!
Ditën e sotme në emisionin “Live From Tirana” ishte i ftuar Andi Vrapi, që është edhe një ndër gazetarët më thumbues por edhe ndër të preferuarit e personazheve VIP. Kohët e fundit në rrjetet sociale ka pasur shumë lajme rreth çifteve dhe mardhënieve të njohura të showbiz-it shqiptar.
Përmendim këtu lajmet për ndarjen e Ledrit me Sarën apo lajmet për partnerin e ri të Dafina Zeqirit. E pikërisht intervista nisi me këtë të fundit dhe me lajmin se Dafina Zeqiri do të martohet. Andi Vrapi tregon:
Po është e vërtetë. Dafina Zeqiri do të martohet. Kur e takova për herë të fundit më tha që jam i ftuar në dasmë. Ajo është në një lidhje të lumtur me partnerin e saj Kreshnikun i cili e shoqëron në çdo koncert. Janë shumë ‘cute’ me njëri-tjetrin. Mezi po pres të dëgjoj Dafinën të këndojë në dasmën e saj, do të jetë diçka shumë e bukur.
Tani duke qenë se i ke parë, Dafina kishte më shumë kimi me Kreshnikun apo me Dj Geek?
Mendoj që, duke qënë se DJ Geek ishte dhe DJ i saj, kishin një marrëdhënie edhe profesionale dhe ndoshta nuk mund të dukeshin edhe aq të afërt me njëri-tjetrin sa me Kreshnikun.