BE-ja ndan shqetësimin e Zelensky-t për rolin rus në Ballkan!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BE-ja ndan shqetësimin e Zelensky-t për rolin rus në Ballkan!

Bashkimi Europian ndan shqetësimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këtë e theksoi zëdhënësi i BE-së për Çështje të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano. Kjo në përgjigjje të pyetjes nëse  ndan BE-ja shqetësimin e shprehur nga Zelensky se Rusia do të tentojë të provokojë konflikte në Ballkanin Perëndimor?

Stano vuri në dukje se prej kohësh, BE-ja ka thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim të keq edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Zëdhënësi konfirmoi se e ndajnë këtë shqetësim e në këtë pikë bien dakord me presidentin e Ukrainës. Blloku europian nuk ka dyshime se Moska po bën gjithçka mundet që të mbjellë pakënaqësi, mungesë stabiliteti politik, ndikim të huaj, manipulim informatash e të tjera.

Ai shtoi se pikërisht për këtë arsye, BE-ja ka shtuar ndihmën për partnerët në vendet e Ballkanit Perëndimor që të përballen me këto kërcënime. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ka prova të synimeve të Rusisë për të nisur një luftë midis vendeve të Ballkanit.

Kushtojini vëmendje Ballkanit! Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. (Së pari kemi pasur) Lindjen e Mesme. Shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani.

Stano nuk ka dashur të flasë për hollësitë e informatave që kanë apo nëse Zelensky ua ka përcjellë informatat e tij, por ka shtuar se “BE-ja është e vetëdijshme se çfarë po tenton të bëjë Rusia në Ballkanin Perëndimor”.

Ne nuk i komentojmë informatat, të cilat i shkëmbejmë me partnerët. Sidomos jo kur është fjala për diçka specifike si kjo. Por, ne kemi informata dhe i kemi vëzhguar këto aktivitete të Rusisë për një kohë dhe jemi të vetëdijshëm se çfarë tenton të bëjë Rusia. Prandaj, jemi në kontakt me partnerët edhe në Ballkan për këtë.

Paralajmërimet e Zelenskyt për mundësinë që Rusia të provokojë konflikt në Ballkanin Perëndimor i kanë komentuar edhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, gjatë një takimi mbrëmë në Zagreb.

Ata kanë thënë se “përgjigja më e mirë për të stabilizuar në mënyrë afatgjatë rajonin e Ballkanit Perëndimor nga ana e BE-së do të ishte zgjerimi i Bashkimit Europian për ta integruar edhe këtë rajon”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE