“Kurrë nuk i kam parë fëmijët e mi më të lumtur…”/Shakira flet për jetën e saj të re në Amerikë!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kurrë nuk i kam parë fëmijët e mi më të lumtur…”/Shakira flet për jetën e saj të re në Amerikë!

Ylli i muzikës pop Shakira ka përjetuar ndryshime të mëdha në stilin e saj të jetesës gjatë muajve të fundit. Vetëm një vit më parë, këngëtarja nga Kolumbia ishte në Barcelonë ku jetonte me dy fëmijët dhe ish-partnerin e saj, Gerard Pique. Tani, realiteti për të është krejtësisht ndryshe. Këngëtarja vendosi të nis një jetë të re duke u transferuar në Amerikë.

Ndërkohë Pique zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në biznes në Barcelonë dhe të vazhdojë me zgjerimin e ‘Kings League’. Ndërkaq, së fundmi në një intervistë për revistën Hola në vendin e saj, Kolumbi, Shakira zbuloi gjithçka rreth jetës së saj të re në Miami.

Në Spanjë, fëmijët nuk mund të shkonin në shkollë të qetë dhe situata që jetonim me mediat, ku ata u ndoqën deri në derën e shkollës së tyre, nuk ishte e durueshme.

Shakira është shumë e kënaqur me drejtimin që po merr jeta e saj, duke u larguar nga rutina e saj e vjetër në Barcelonë. Artistja shprehet se:

Unë i jam përkushtuar rritjes së fëmijëve. Nuk i kam parë kurrë fëmijët e mi kaq të lumtur. Ata shkojnë në aktivitetet e tyre jashtëshkollore pa i ndjekur askush, jo si në Barcelonë, ku kishim paparacët në derë çdo ditë. Ata tani bëjnë një jetë të lirë dhe normale si dy fëmijë të zakonshëm, jo si fëmijë të famshëm.

Rikujtojmë, se kënga e këngëtares kolumbiane “BZRP Music Sessions #53” theu rekorde shikueshmërie dhe do të studiohet në Universitetin e Castilla-La Mancha (UCLM). UCLM njoftoi së fundmi për një konferencë për të studiuar implikimet e ndarjes nga fusha të ndryshme të së drejtës, nga e drejta për privatësi, nderi dhe vetë imazhi tek e drejta ndërkombëtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE