Ndodh për herë të parë në “DWTS”! Njëri prej çifteve do të qëndrojë me partnerin e zgjedhur nga Ilir Shaqiri!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ndodh për herë të parë në “DWTS”! Njëri prej çifteve do të qëndrojë me partnerin e zgjedhur nga Ilir Shaqiri!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11//ndodh-per-here-te-pare-ne-dwts-njeri-prej-cifteve-do-te-qendroje-me-partnerin-e-zgjedhur-nga-ilir-shaqiri.jpeg)
“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Për herë të parë në këtë sezon njëri prej çifteve do të qëndrojë me partnerin e zgjedhur nga kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri.
Javën e shkuar, kryetari i jurisë zgjodhi çiftet e reja që sonte do të garojnë për t’u pozicionuar sa më lart në renditje dhe për të mos u larguar nga gara… Rikujtojmë që televotimi vazhdon të jetë i hapur që prej mbrëmjes së shkuar dhe se ju mund të votoni me kodet përkatëse të vetë VIP-it. “Sfida e partnerit” ka ndryshuar gjithçka… Por, për herë të parë në “Dancing With the Stars” juria do të vendosë që një prej çifteve ta mbajë kështu siç është. Moderatorja Bora Zemani u shpreh:
Rrjedhimisht, një tjetër do të ndryshojë, kështu që prisni deri në fund sepse sonte na pret një mbrëmje plot të papritura…