Nga bashkëpunimi me Irkenc Hykën dhe Lorenc Hasramën, ja çfarë zbulon Klajvert për TAR!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga bashkëpunimi me Irkenc Hykën dhe Lorenc Hasramën, ja çfarë zbulon Klajvert për TAR!

I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë Klajvert Shkrepi, një artist i ri në tregun muzikor shqiptar. Edhe pse i ri , kjo nuk e ka ndaluar atë të ketë një karrierë të suksesshme në industri. Jeta e tij është e ndarë midis Shqipërisë, Italinë dhe Zvicrës. Bashkëpunimi i tij me Lorenc Hasraman, ”Luj Luj”, në vitin 2023, e solli Klajvert në listën e Top Awards.

Si ka qenë për të kjo pjesë e jetës së tij dhe përse vendosi të kthehet në Shqipëri?

Gjithmonë kam pasur qejf që të këndoja shqip. Shokët më thojnë që përse nuk provon të këndosh në italisht? Edhe i them që kam qejf, më pëlqen gjuha. Dhe fakti që unë jam rritur i vogël këtej.

Siç edhe e lartpërmendëm, bashkëpunimi i cili i solli më shumë vëmendje artistit, ishte pikërisht me Lorenc Hasraman. Si arritën dy artistët të bashkonin forcat mes tyre?

Bashkëpunimi erdhi kompletnë mënyrë natyrale. Lorenci bëri demon edhe unë bëra një pjesë. Irkenci bëri muzikën. Me Irkencin e kam njohur që në 2017 dhe ende punojmë bashkë. Kemi shumë harmoni bashkë. Është shumë serioz dhe ka atë timbrin e veçantë. Ti e dallon kur ai këndon për shkak të timbrit të tij. Kurse Lorencin kam një vit që e njoh. 

Ai u shpreh gjithashtu se preferon të këndojë më shumë për dashurinë pasi e ndjen më shumë si melodi, ndryshe nga shumë artistë të tjerë të cilët kanë zgjedhur të eksperimentojnë me rryma të ndryshme muzikore. Kjo edhe për faktin se ai është i dashuruar edhe në jetën reale. Kjo marrëdhënie e shëndetshme është edhe një shtysë mjaft edhe për krijmtarinë e tij muzikore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65720 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE