Paditet PepsiCo, shkak ndotja plastike në lumin Buffalo!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Paditet PepsiCo, shkak ndotja plastike në lumin Buffalo!

PepsiCo është paditur nga shteti i Nju Jorkut për ndotje plastike përgjatë lumit Buffalo që dyshohet se po ndot ujin dhe po dëmton jetën e egër. Zëdhënësi i PepsiCo tha për BBC-në se ka qenë transparent në rrugëtimin e tij për të reduktuar përdorimin e plastikës. Javën e kaluar Coca-Cola, Danone dhe Nestle u akuzuan për pretendime të tilla në lidhje me shishet e tyre plastike. PepsiCo është kompania e dytë më e madhe e ushqimit në botë dhe shumë korporata të tjera të mëdha janë përballur me padi nga autoritetet lokale për ndikimin e tyre në mjedis.

Ndërkaq, një studim i ri ngre alarmin se stratosfera e planetit tonë po ndotet gjithnjë e më shumë. Raporti më i fundit vë theksin te djegia e sateliteve dhe raketave që hidhen në hapësirë. Në të thuhet se metali në stratosferë zë 10% të sipërfaqes. Shkencëtarët thonë se për momentin, kjo nuk ka gjasa të ndikojë jetën në Tokë. Por sipas vlerësimeve të tyre, shifra mund të arrijë në 50% në dekadat e ardhshme, por thonë se pasojat e kësaj dukurie janë ende të paqarta.

Rikujtojmë se shkencëtarët kanë gjetur ekzistencën e mikroplastikës edhe në re, duke argumentuar se ato mund të ndikojnë në formimin e tyre dhe klimat lokale në mbarë botën. Në hulumtimin e botuar në revistën “Environmental Chemistry Letters”, shkencëtarët japonezë u ngjitën në malin Fuji dhe malin Oyama për të mbledhur mostra uji nga mjegulla që mbulon majat dhe më pas aplikuan teknika të avancuara imazherie në mostrat për të përcaktuar vetitë fizike dhe kimike të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE