A do kenë fund dramat? Pjestarët e Top Medias u tallën me Luanën pak pasi BBVK i doli krah moderatores (Video)

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do kenë fund dramat? Pjestarët e Top Medias u tallën me Luanën pak pasi BBVK i doli krah moderatores (Video)

Mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit të “Dancing With The Stars”, një moment u komentua jo pak në rrjet.

Ishte Olta Gixhari, e cila teksa po komentonte kërcimin e një prej konkurrentëve, kërkoi në mënyrë ironike se pse nuk vendosen muzikë shqip për kërcime.

Në këtë moment, aktorja sugjeron këngën e Luana Vjollcës, “Benzina”, duke shkaktuar mjaft të qeshura te të pranishmit.

Madje më pas ajo nxorri celularin dhe e vendosi në YouTube këngën e moderatores, veprim që u duk i mirëmenduar pasi Olta e kishte gati të vendosur në refren.

Ky veprim i aktores i hodhi benzinë zjarrit pasi tashmë dihet se marrëdhënia mes Luanës me Top Median është e krisur.

Mirëpo duket se ky veprim i ndodhur në “Dancing With The Stars” ndaj Luana Vjollcës erdhi vetëm pak pasi në “Big Brother VIP Kosova” u shpreh mbështetja për të.

Ishte Edona James ajo që përshëndeti Luanën dhe më pas e komplimentoi atë, ndërsa kamerat e BBVK u siguruan që i gjithë momenti të rregjistrohej.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/11/InShot_20231118_112003557.mp4

Kujtojmë se BBVK ironizoi BBVA pak ditë më parë nëpërmjet një postimi në Instagram. Faqja zyrtare e programit të reality show-t në Kosovë, postoi një video të qytetit të Shkodrës dhe e shoqëroi me shkrimin: “Prime i Big Brother VIP Kosova, zbrazë Shkodrën”.

Një postim që dukshëm ironizoi “Big Brother VIP Albania” dhe fituesin e saj të fundit, Luiz Ejllin. Kjo pasi BBVA sezonin e fundit postonte shpesh pamje nga qytete të ndryshme që dukeshin bosh, për të cilat pretendonin se “shkaktar” ishin ata.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE